Basketboll

Finlanda e nis me humbje të thellë nga Austrialia Kampionatin Botëror

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen mes Finlandës dhe Australisë ka nisur Kampionati Botëror 2023 për meshkujt i cili sivjet do të mbahet në Japoni, Indonezi dhe Filipine.

Në duelin hapës të Evropianit, Australia e ka mposhtur thellë Finlandën me rezultatin 72-98.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë me australianët që shkuan në pushim me avantazh shumë të ngushtë 40-45, derisa dallimi u bë në pjesën e dytë, aty ku ndodhi shkëputja e madhe dhe fitorja ju takoi atyre.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni debutoi sot në Botëror me Finlandën duke qëndruar 15 minuta në parket dhe kontriboi me 2 pikë, 3 asiste e 1 kërcim. Lauri Markkanen me 19 pikë ishte më i miri te Finlanda sot, derisa Sasu Salin kishte 13 pikë.

Te Australia, Patty Mills kishte 25 pikë e Josh Giddey shtoi 14 pikë.

Duelin e dytë në grup, Finlanda e zhvillon pasnesër ndaj Japonisë nga ora 14:10, derisa Australia ndeshet me Gjermaninë në ditën e njejtë por nga ora 10:30.

Në takimin tjetër i cili filloi poashtu nga ora 10:00 e mëngjesit, Italia e mposhti Angolën 67-81.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.