Letonia senzacion i Botërorit, e mposht Spanjën dhe bëhet lidere e grupit të ‘vdekjes’
Prishtinë(AsistiOnline) – Letonia po vazhdon me super-ndeshje në këtë Kampionat Botëror.
Ekipi që drejtohet nga selektori italian Luca Banchi, fitoi sot një ndeshje të madhe ndaj njërit prej favoritëve në këtë turne, Spanjës me rezultat 69-74.
Nga fillimi e deri në fund, sfida ishte një triller i vërtetë me letonezët që fituan çerekun e parë 16-17, derisa i dyti i takoi ekipit spanjoll (16-12) dhe pjesa e parë u mbyll 32-29 në favor të ‘iberikëve’.
Në pjesën e dytë, çereku i tretë (26-18) dha shenja se spanjollët do ta fitojnë lehtë sfidën, por kështu s’menduan letonezët që hynë fuqishëm në periodën e fundit (11-27) dhe triumfuan me meritë.
Lojtari i Dallas Mavericks, Davis Bertans ishte më i dalluari te Letonia sot me 16 pikë, ndërsa Rodions Kurucs shtoi 13 e Andrejs Grazulis kishte 11 pikë.
Te Spanja, Willy Hernangomez me 14 pikë e Dario Brizuela me 11 sosh, s’mjaftuan për fitore.
Në xhiron e dytë të fazës së dytë, Letonia ndeshet me Brazilin e Spanja me Kanadanë.
Të kujtojmë se Letonia dhe Spanja gjenden në grup edhe me Kanadanë e Brazilin dhe që të tria kanë nga tri fitore, përveç Brazilit me 2 sosh.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.