Basketboll

Këta janë lojtarët më të rrezikshëm të Chemnitzit aktualisht

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja sot e zhvillon duelin e parë në fazën e grupeve në FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi takohet me skuadrën e Chemnitz nga Gjermania e cila sivjet e ka nisur edicionin në Gjermani me formë tejet të mirë.

AsistiOnline.com sjell lojtarët më të rrezikshëm me statistika aktualisht te Chemnitzi.

Gjermani, Kevin Yebo me përmbi 18 pikë mesataren e pikëve, por edhe 5.3 kërcime e 2 asiste në 4 ndeshje po shkëlqen aktualisht tek kjo skuadër. Lojtari në fjalë edhe stinorin e kaluar ishte pjesë e Chemnitzit, derisa ka luajtur edhe në skuadrat e tjera gjermane Hamburg, Ehingen dhe Bremerhavem.

Lojtari i dytë me mesataren më të mirë aktualisht te gjermanët është kanadezi, Kaza-Kajami Keane i cili po luan me 17 pikë, 6.3 asiste e 3 kërcime për ndeshje. Ky lojtar ka ardhur sivjet te Chemnitzi si transfer nga Le Mans në Francë, atje ku ishte paraqitur për tri sezone rresht, derisa ka luajtur edhe me Zwolle në Holandë dhe me Syntainics në Gjermani.

27 vjeçari i ardhur nga Kalev/Cramo, shuteri Wes Van Beck po dallohet poashtu te Chemnitzi aktualisht me 15.3 pikë3 asiste e 2.7 kërcime për ndeshje.

Amerikani i pozitës 2, DeAndre Lansdowne është poashtu një lojtar i rrezikshëm te Chemnitzi në këtë fillim sezon dhe i cili po luan me 12.3 pikë, 4 asiste e 4 kërcime për ndeshje. Lansdowne në Chemnitz ka ardhur sivjet nga skuadra franceze e Strasbourg atje ku luajti 3 edicione rresht, derisa ka luajtur edhe më parë në Gjermani me Hamburgun e Braunschweig.

Atu e rrezikshme te Chemnitzi sivjet po tregohet edhe amerikani i pozitave 4/5, Jeff Garret me mesatare aktuale prej 12 pikëve, 7.7 kërcime e 2 asiste për ndeshje. Lojtar i ardhur te Chemnitzi sivjet nga Jonava e Lituanisë ku kishte luajtur në dy edicionet e fundit. Garret ka shumë përvojë edhe në ekipe tjera si: Nokia, Karhu (Finlandë) e Kyiv (Ukrainë).

Lojtarë të rrezikshëm dhe që mund të ndezen në çdo çast te Chemnitzi janë edhe Aher Uguak, Jonas Richter etj.

Në ditët e fundit ekipit iu është shtuar si transfer edhe keniani, Tylor Ongwae i cili luan në pozitat 4/5 i cili ka luajtur në Danimarkë, Itali, Australi, Rusi, Zvicër e Suedi.

Ekipi drejtohet sivjet nga trajneri argjentinas, Rodrigo Pastore i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera gjermane, Bonn dhe Bayreuth.

Megjithatë mbetet të shihet se si e ka skautuar skuadra e Hadar, ekipin gjerman dhe se sa do të mund ti bëjë ballë, pasi dihet që ekipet gjermane kanë buxhet goxha të lartë financiar dhe përballja me to nuk është fare e lehtë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.