Basketboll

Bora sivjet e pa konkurrencë në Ligën e parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ligës së parë te meshkujt në basketbollin kosovar, Bora sivjet nuk po njeh fare kundërshtarë.

Ekipi nga kryeqyteti mbrëmë arriti fitoren e rradhës, kësaj here ndaj KB Kosovarit me rezultat të thellë 105-80, shkruan AsistiOnline.com

Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi sivjet pothuajse të gjitha fitoret i ka arritur me minimum 20 pikë diferencë dhe dallimi në kualitete vërehet qartë.

Pas 13 xhirosh, Bora është afër sigurimit të pozitës së parë në stinorin e rregullt dhe si po shkon rrjedha e garave në këtë rang të basketbollit kosovar, ekipi prishtinas sivjet nuk ka konkurrent të denjë për inkuadrim në Superligë.

Vlen të ceket se Bora është një klub tejet stabil edhe financiarisht dhe pritet që të jetë një ekip i rrezikshëm edhe në rast inkuadrimi në Superligë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.