Basketboll

Bashkimi rikthehet te fitoret, performanca pozitive edhe nga të rinjët Gashi e Koqinaj

Bashkimi shënoi fitore ndaj Istogut me rezultat 128:65 (34:12, 32:20, 21:18, 41:15), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Prizrenasit nga fillimi deri në fund ishin më të mirë, për të shënuar fitore bindëse, ndaj istogasve që kanë vetëm një fitore në këtë edicion dhe atë e kanë pikërisht kundër Portokallezinjëve. Istogasit numërojnë edhe 23 humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 15 humbje.

Erik Copes ishte më i miri te Bashkimi me 21 pikë e nëntë kërcime, derisa te istogasit, Arian Azemi kishte 28 pikë e gjashtë kërcime dhe Donat Rexhepi 20 pikë e gjashtë kërcime.

Te Bashkimi sonte performanca tejet pozitive patën edhe dy të rinjët, Adis Gashi që kishte 11 pikë, 3 kërcime e 2 asiste si dhe Andi Koqinaj me 6 pikë, 7 kërcime, 1 asist e 1 bllokadë.

Komentet janë të mbyllura.