Basketboll

ASISTI sonte me mysafir nga fituesit e Ligës Ballkanike

Adhurues të basketbollit zakoni i ardhjes së Kupave te vendi i Kupave vazhdon edhe këtë javë.

Sonte në ASISTIN 578 temë kryesore është titulli i kampioneve të Delasport Balkan League të cilën e fitoj Sigal Prishtina.

Për herë të tretë në histori të kësaj gare prishtinasit triumfojnë dhe barazojnë rekordin të cilin deri tash e mbante skuadra bullgare Levski nga Sofja.

Lidhur me këtë sukses dhe edicionin 2023/24 të prishtinasve. Me gjitha të mirat dhe problemet flet kryetari i klubit: Blerand Stavileci

Natyrisht , ASISTI 578 sjell edhe analizën komplete të Play Offit: ndeshja e tretë çerekfinale Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe ndeshjet e para gjysmëfinale Peja – Golden Eagle Ylli dhe Trepça – Sigal Prishtina .

Sonte si zakonisht kemi edhe dy blloqet speciale Shqiptarët në Botë dhe NBA kurse krejt në fund të ASISTIT 578 vjen ajka me Top Aksionet e Javës.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 578 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.