Basketboll

FIBA bllokon transferimet e Yllit

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtëpia kryesore e basketbollit në botë FIBA, në sajtin zyrtar të saj, me 9 prill 2024 ka pubikuar vendimin se ekipit nga Kosova, KB Golden Eagle Yllit i ndalohen transferimet e lojtarëve, transmeton AsistiOnline.com

Në seksionin e njoftimeve për sanksione nga FIBA, nuk përmendet arsyetimi se për çka ka hyrë në fuqi ky ndalim për ekipin kosovar, megjithatë AsistiOnline.com ka mësuar se bëhet fjalë për bllokimin e transferimeve për shkak se klubi nga Theranda nuk i ka shlyer të gjitha obligimet financiare ndaj njërit nga lojtarët e huaj në sezonin e kaluar dhe ky i fundit e ka dërguar lëndën në institucionet përkatëse të FIBA-s dhe të cilën e ka fituar.

Ylli në edicionin e kaluar u paraqit edhe në grupet e FIBA Europe Cup dhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ekipi nga Theranda sivjet është në rrugë të mirë për të kaluar në finalen e madhe të Superligës së Kosovës, pas avancon 2-0 në seri gjysmëfinale ndaj Pejës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.