Basketboll

Sonte nis finalja e madhe e basketbollit kosovar, Trepça e pret Yllin

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte nis me ndeshje seria finale e basketbollit kosovar.

Trepça e pret në ”Minatori” ekipin e Yllit, në serinë hapëse të finales e cila pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Mitrovicasit kanë përparësinë e terrenit pasi e mbyllën stinorin e rregullt të parë dhe në gjysmëfinale triumfuan 3-0, derisa Ylli arrini në finale duke e eliminuar fillimisht Bashkimin në çerekfinale 2-0 e pastaj në gjysmëfinale triumfoi ndaj Pejës 3-2.

Ndeshja e sontme nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

 

Komentet janë të mbyllura.