Basketboll

Ylli lanson biletat në shitje, interesim i madh në Therandë

Prishtinë(AsistiOnline) – Finalja e madhe e basketbollit kosovar ka nxitur interesim të madh tek shikuesit për ta parë nga palestra.

Klubi i Yllit ka njoftuar sot se me fillim nga ora 14:00 do të dalin në shitje biletat tek palestra ”13 Qershori”.

Në njoftim përmendet se një person nuk mund të blejë më shumë se dy bileta.

Ndeshja mes Yllit dhe Trepçës luhet të dielën me fillim nga ora 19:00.

Ndeshjen e parë e zhvilluar mbrëmë e fitoi ekipi i Trepçës, derisa skuadra që arrin tri fitore shpallet kampione e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.