Basketboll

YLLI FITON DERBIN E MBRËMJES NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen kryesore të ditës së shtunë, në xhiron e 12-të në elitën e basketbollit kosovar.

“Xhebrailat” kanë mposhtur Trepçën në udhëtim me rezultat tejet dominues 77-88.

Ndeshjen më mirë në fakt e nisi Trepça, që mbylli periudhën e parë 24-19, pastaj Ylli në të dytën u këndell, duke e fituar atë 16-25, por edhe përfundoi pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë u zhvillua një ndeshje më e balancuar me Trepçën që e fitoi këtë periodë minimalisht 19-18, por në periodën vendimtare dhe të fundit, Ylli luajti furishëm duke e fituar atë 18-26, por edhe krejtësisht ndeshjen me meritë.

Alante Fenner me 21 pikë, Samir Zekiqi me 20 pikë e Jameel McKay me 18 pikë, ishin lojtarët më të dalluar në fitoren e Yllit sonte.

Tek Trepça s’mjaftuan për triumf, i zakonshmi DJ Hanes me 26 pikë, Besnik Azemi me 18 pikë e EJ Boyce me 17 sosh.

Ylli me këtë triumf, arrin në kuotën e shtatë fitoreve në Superligë sivjet, krahas tri humbjeve. Ndërsa Trepça sonte pësoi edhe disfatën e tetë, krahas dy fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.