Basketboll

PRISHTINA ARRIN NJËRËN NDËR FITORET MË TË THELLA NË HISTORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur edhe fitoren e radhës në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Kryeqytetasit sonte në Prishtinë, pa telashe kanë arritur të triumfojnë ndaj Lipjanit me rezultatin e thellë 141-75. Kjo fitore, është ndër fitoret më të thella në histori për klubin e Prishtinës.

Ishin pikërisht kryeqytetasit, skuadra që e kontrolloi tërë ndeshjen, nga fillimi e deri në fund, duke fituar në çdo periodë(36-18, 30-14, 42-19, 33-24).

Më të dalluarit në fitoren e Prishtinës sonte ishin, Divine Myles me double, double(26pk, 11krc e 8 ast), Fahro Alihodzic poashtu me double, double(18pk, 19krc), Meriton Ismaili me 18 pikë e Fisnik Rugova me 24 sosh.

Tek Lipjani u dalluan, Devaugn Jenkins me 25 pikë, DeMarcus Stuckey me 20 pikë e Fazli Vitia me 15 sosh.

Ishte kjo fitorja e nëntë e Prishtinës, karshi tri disfatave sivjet. Ndërsa, Lipjani pësoi edhe disfatën e 14-të nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Komentet janë të mbyllura.