BOSTONI E PHILADELPHIA FESTOJNË KRISHTLINDJET ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Philadelphia e Bostoni kanë festuar me fitore, natën e Krishtlindjeve sonte në NBA.
Bostoni ka triumfuar në udhëtim tek Toronto me rezultatin e thellë 102-118.
Jaylen Brown me 30 pikë e Kemba Walker me 22 sosh, spikatën në këtë fitore të Bostonit në Kanada.
Ndërsa fitore sonte ka arritur edhe Philadelphia që ka triumfuar ndaj Milwaukke Bucks me rezultat 121-109.
Tek Sixers në fitore u dalluan, Embiid me 31 pikë e Harris me 22 sosh.
Komentet janë të mbyllura.