PEJA MBYLL FAZËN GRUPORE TË BIBL ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka mbyllur me fitore fazën grupore të Ligës Ballkanike.
Pejanët kanë triumfuar në udhëtim tek Ibri i Rozhajës me rezultatin final të takimit 73-84
Peja përgjatë tërë kohës e kishte avantazhin në anën e saj dhe asnjëherë nuk ra nën-10 pikë diference, duke i fituar dy periodat kryesore të ndeshjes thellë(10-24, 16-24) përderisa i humbi dy periodat e fundit ngushtë(29-19, 18-17)por që s’ndikuan në fitoren e tyre.
E gjithë pesëshja startuese e Pejës, sonte arriti pikë dyshifrore: Ricky Jackson(20), Drilon Hajrizi(18), Henrik Sirko(17), Nigel Johnson e Dardan Berisha(12).
Tek Ibri u dalluan, Nemanja Simovic me 18 pikë e Nemanja Gavranic me 16 pikë.
Me këtë fitore, Peja e mbyll fazën grupore në Ligën Ballkanike me bilanc 5 fitore e 3 humbje dhe kualifikohet në “Play Off” të kësaj gare ndërkombëtare.
Komentet janë të mbyllura.