Basketboll

ISMAILI: LUAJMË NË SHTËPI, SYNIM I VETËM FITORJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri por shumë i talentuar i Sigal Prishtinës, Meriton Ismaili po pret fitore ndaj Golden Eagle Yllit sonte.

Në një pronononcim për AsistiOnline.com, Meritoni u pa tejet i disponuar para ndeshjes, duke theksuar që ekipi luan para ”Plisave” do të jetë një imperativ shtesë, përpos përgatitjes për fitore.

”Kemi stërvitur maksimalisht gjatë tërë javës, jemi përgatitur në të gjitha fazat. Mendoj që duhet të fitojmë, sepse luajmë para publikut tonë të shkëlyqer ”Plisave” dhe ky do të jetë një motiv shtesë. Andaj ftoj edhe tifozët dhe qytetarët e Prishtinës të jenë në përkrahje, sepse ne do të luajmë vetëm për triumf”, tha Ismaili.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Yllit, luhet sonte nga ora 19:00. Përderisa transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.