Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI PËRFORCOHET ME NJË QENDËR GJIGANTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

”Vreshtarët” kanë nënshkruajtur me qendrën kroate 2.15centimetërshe, Josip Mikulic.

Mikulic së fundmi është paraqitur për skuadrën nga Superliga e Jordanit “Al Ahli”.

Lojtari në fjalë është 26 vjeçar dhe ka përvojë në disa skuadra nga Ballkani(Shiroki-Bosnjë, Hopsi-Slloveni, Igokea-Bosnjë, Metalac-Serbi) etj.

Ditë më parë ekipi i Rahovecit u përforcua edhe me një lojtar fundor nga SHBA-të, ndërsa sot njoftuan se kanë emëruar trajner të ri të ekipit, Bujar Locin.

 

 

Komentet janë të mbyllura.