JETA E NJË BASKETBOLLISTI NË KARANTINË – FLET FIZIOTERAPEUTI ADMIRIM KRASNIQI
Prishtinë(AsistiOnline) – Siç tashmë dihet e gjithë bota po ballafaqohet me nje pandemi e njohur ndryshe si COVID 19 që ka kufizuar edhe jetën e përditshme e ku nuk ka lënë anash edhe sportin ku shumica e aktiviteteve thuajse janë pezulluar duke mos ditur për fillimin e tyre, duke u nisur nga ky kënd pyetja shtrohet se çfarë do të ndodhë me pasivitetin e sportistëve? Ose çfarë duhet të bëjnë sportistët që mos ta humbin formën aktuale që e kanë pasur me ekipet e tyre si dhe shumë pyetjeve do ju përgjigjet, fizioterapeuti i kombëtares së Kosovës në basketboll, Admirim Krasniqi.
Krasniqi në start të intervistës përgëzoi popullin e Kosovës, që po mundohet ti zbatojë udhëzimet nga institutet shëndetësore të vendit, për mbrojtje nga kjo pandemi që ka përfshirë vendin tonë.
“Fillimisht më lejoni që ta përgëzoj popullin tim për zbatimin në përpikmëri të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, sepse në këtë mënyre ky virus(pandemi) nuk do arrijë qëllimin e tij, por do shkoj drejt zhdukjes”.
Krasniqi fillimisht tregoi se si ndikon, ardhja e këtij virusi në vendin tonë dhe pezullimi i aktiviteteve sportive?
”Është e vertetë që me ardhjen e këtij virusi i gjithë sporti anëembanë botës është pezulluar për një kohë dhe s’ka si mos të ndikojë në formën e sportistëve, kur dihet që ushtrimet janë gjëja e parë qe e mbajnë në formë një sportist aq më tepër kur edhe nuk dihet se kur do rifillojnë garat, madje mund të mos fillojnë fare dhe forma e tyre mund të bije drastikisht”.
Krasniqi ju rekomandon basketbollistëve/eve/ sportistëve në përgjithësi, që të mos i ndalin ushtrimet dhe përkundër vështirësive të improvizojnë diçka në situata shtëpie, sepse sado pak i mban në ritëm sportiv.
“Duke qenë në këtë situatë ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme për mbajtjen e një mirëqenje fizike dhe mund të kontribojnë në mbajtjen e një peshe trupore të shëndetshme, ndërtimin dhe ruajtjen e kockave, fuqinë e muskujve si dhe redukton në masë rreziqet kirurgjikale, andaj sportistëve ju rekomandoj që mos të ndalojnë me ushtrimet dhe aktivitetin sportiv, nese jo kolektiv të paktën ta bëjnë individual, sepse me mos-aktivitet për rreth dy javë edhe forma e tyre mund të bie në zero. Andaj të improizojnë diçka dhe të stërvisin edhe në shtëpi”.
Krasniqi tregon se sa pozitivisht ndikon në formën mjekësore marrja me sport, duke na mbajtur larg nga viruset si ky i fundit.
”Kur jemi në fazën e kësa(pandemie), mos të harrojmë që pikërisht marrja me sport na mban larg nga viruset, pra largon disa bakterie nga organizmi jonë si dhe shkakton disa ndryshime në antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut ( WBC ) të njohura si leukocite të cilat kanë për qëllim ta stabilizojnë sistemin imunitar që ta luftojnë sëmundjen qoftë gripin, ftohjen apo ndonjë temperaturë të mundshme”.
Për fund, fizioterapeuti Krasniqi jep një mesazh për sportistët, por edhe mbarë popullatën që së fundmi po përballen me një situatë tejet delikate.
“Uroj që sa më shpejtë të kthehemi në normalitet, ti kthehemi jetës parë të dhënë nga Zoti dhe të dytes të bërë nga sporti sepse vetë fjala SPORT është jetë në vete”, mbylli bisedën ekskluzive për AsistiOnline.com fizioterapeuti i suksesshëm, Admirim Krasniqi.
Komentet janë të mbyllura.