Basketboll

PLEJMEJKERI MË I MIRË VENDORË I STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Plejmejkeri më i mirë vendor i Superligës për edicionin e anuluar 2019-2020, shpallet Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit, i cili me organizmin e tij fantastik ishte bartës dhe truri i lojës së skuadrës therandase.
Valoni zhvilloi 23 ndeshje sivjet dhe së bashku me Canadan e Ponte Prizrenit ishin lojtarët e vetëm që realizuan triple-double. Ai luajti me mesatare prej, 15.2 pikëve për ndeshje, ishte në mesin e asistuesve më të mirë të ligës me mesatare prej 6.1 topave të shpërndarë , bëri 5.5 kërcime, vodhi mesatarisht nga 2 topa dhe u vlerësua me indeksin mesatar prej +19.6. Për gjitha këto të arritura , Valon Bunjaku e meritoi 8 herë përzgjidhjen në 5sshen e Javës ndërsa 3 herë u zgjodh MVP-i në ASIST. Andaj, pa asnjë dilemë , pozita e plejmejkerit më të mirë vendor sivjet i takon Valon Bunjakut të Golden Eagle Yllit.

Valon Bunjaku në konkurencë për pozitën e plejmejkerit më të mirë vendorë të Superligës, kishte edhe Arti Hajdarin e Pejës dhe Feronikelit, duke bërë që përzgjedhja e më të mirit në këtë pozitë nga stafi i ASISTIT të vendosej me detaje. Valoni ishte ndër basketbollistët më të mirë të komplet stinorit, për faktin se ishte 8 herë në 5-she të javës, si dhe 3 herë MVP i javës, ndërsa Arti ishte përzgjedhur 2 herë në 5-she të javës, si dhe 1 herë MVP. Mesatarja e pikëve të shënuar mes dy lojtarëve për ndeshje ishte e njejtë, por në shumicën e rubrikave të tjera, përfshirë edhe indeksin mesatar, Valoni kishte përqindje më të lartë se Arti dhe në fund kjo vendosi që Bunjaku të përzgjedhet si plejmejkeri më i mirë vendorë i stinorit të Superligës së Kosovës në Basketboll për stinorin 2019/20.

KRAHASIM:

VALON BUNJAKU – GOLDEN EAGLE YLLI

15.2 P, 5.5 KRC, 6.1 AST, 2.0 TVJ, +19.6 (8 HERË NË 5-SHE DHE 3HERË MVP I JAVËS)  

—————————————————————————————————————————————————————————————————–

ARTI HAJDARI – FERONIKELI/PEJA

15.2 P. 5.0 KRC, 3.0 AST, 2.7 TVJ, +18.1(2 HERË NË 5-SHE DHE 1 HERË MVP I JAVËS)

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.