Basketboll

AJAZAJ: LIGA E PËRBASHKËT E QËLLUAR, TË MOS MBETET NË LETËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas i ekipit Ponte Prizreni, Qëndrim Ajazaj e ka komentuar idenë për krijimin e ligës-mbarë kombëtare.

Në një bisedë me AsistiOnline.com, Ajazaj është shprehur i entuziasmuar për një ide të tillë, por shpreson të mos mbetet vetëm në letër.

“Një rrugëtim i gjatë fillon me një hap të vogël. Po besoj që nuk ka sportdashës i edukuar në frymën kombëtare që nuk do ta përkrahte krijimin e një lige të përbashkët Shqipëri – Kosovë, pasi në fakt neve jemi 2 shtete, por jemi 1 komb. Fatkeqësisht historia ka qenë e padrejtë ndaj nesh. Neve historinë e të kaluarën nuk mund ta ndërrojmë, por të ardhmen besoj se mund ta ndërtojme se bashku.
Njerëzit lindin dhe vdesin, popujt krijohen dhe shuhen, por ideja jeton përgjithmonë. Edhe në këtë rast me idenë e krijimit të një Lige të përbashkët gjithsesi që duhet të marrim parasysh edhe vështirësitë që mund t’i hasim rrugës, mirëpo çdoherë qëllimi i arsyeton mjetet për të arritur në destinacion. Besoj se do të ishte ligë mjaftë interesante, si për nga kualiteti ashtu dhe nga rivaliteti. Besimi i kontrollon rezultatet. Për fund nuk do të ishte e tepërt të thonim: Shqiponja fluturon në qiell por folenë e bën në tokë”, tha Ajazaj.

Komentet janë të mbyllura.