Basketboll

CEO I EUROLIGËS TREGON NËSE PANATHINAIKOSI DO VAZHDOJ TË JETË PJESË E TYRE

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtori i Përgjithshëm i Euroligës, Jordi Bertomeu foli për Panathinaikosin e Athinës të cilët ditë më parë shprehën zyrtarisht qëllimin e tyre për të lënë garën më të fortë të basketbollit në Evropë dhe kritikat që Bertomeu mori nga pronari i klubit grek, Dimitris Giannakopoulos.

Giannakopoulos tha se Euroliga ka arritur në “pikën zero” dhe e quajti Bertomeun “përgjegjësin e vetëm” për këtë, në konferencën për shtyp gjatë së cilës ai njoftoi se Panathinaikos është gati për shitje.

Ndërsa së fundmi CEO i Euroligës, Jordi Bertomeu ka folur për klubin nga Athina dhe pronarin e saj, nga i cili mori kritika të ashpëra.

Ne duhet të respektojmë mendimet e Dimitris(pronarit të Panathinaikos). Gjithçka që ai vendos duhet të respektohet pasi ai është pronari i klubit dhe familja Giannakopoulos ka dhënë shumë për klubin dhe basketbollin në përgjithësi. Kjo meriton gjithë respektin tim dhe respektin e gjithë komunitetit të basketbollit. Gjithashtu, ne e njohim [Manos Papadopoulos, president i Panathinaikos] shumë mirë dhe jam i sigurt se ai do të menaxhojë klubin në mënyrën më të mirë të mundshme. Liga dhe pjesa tjetër e klubeve janë atje për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre të mundshme, nëse është e nevojshme“.

Tutje Bertomeu theksoi se Panathinaikosi tashmë është regjistruar edhe për një stinor në Euroligë.

Panathinaikos, si 10 klubet e tjera të licencuara, regjistrohen automatikisht për sezonin e ardhshëm pasi kanë licencë të përhershme. Ata thjesht duhet të informojnë për ndryshimet që lidhen me sezonin e ardhshëm. Duke pasur parasysh situatën globale, duhet të kuptojmë se mund të ketë vonesa në këtë procedurë pasi që ka shumë paqartësi në tryezë dhe shumë ekipe nuk e kanë përfunduar planifikimin e tyre. Por, për t’iu përgjigjur qartë pyetjes suaj, Panathinaikos tashmë është regjistruar për të marrë pjesë në EuroLeague të sezonit të ardhshëm”, nënvizoi qartë Bertomeu. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.