HISTORIKE: NJË FEMËR NË STOLIN E EKIPIT TË NBA-SË?
Prishtinë(AsistiOnline) – Historia e basketbollit mund të shkruhet në ditët e ardhshme, kjo pasiqë Becky Hammon, një nga basketbollistet më të mira të të gjitha kohërave në botë, është afër një marrëveshje për t’u bërë gruaja e parë në stolin e një ekipi nga NBA, përcjellë AsistiOnline.com
Sipas mediave amerikane, drejtuesit e New York Knicks do të takohen me të dhe do të diskutojnë mundësinë e ardhjes në pankinën e klubit legjendar të trajneres në fjalë.
Becky Hammon, 43 vjeçe, aktualisht është ndihmëse e Greg Popoviçit në San Antonio.
Përveç saj, kandidatët për stolin e Knicksave janë edhe: Kenny Atkinson, Mike Miller, Chris Fleming, Darwin Ham, Tom Thibodeau, Mike Woodson, si dhe Mark Jackson dhe Jason Kidd. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.