Bashkimi pa befasi ndaj Rahovecit
Bashkimi e mposhti Rahovecin me rezultat 87:80 në ndeshjen hapëse të xhiros së 16-të të Superligë, në “Shani Nushi” të Gjakovës,
Në një ndeshje të niveluar gjatë gjithë 40 minutave, kontributin më të madh në këtë fitore tejet të rëndësishme të Bashkimit dha dyshja amerikane, James Martin dhe Jordan Capps, që së bashku shënoi 41 pikë.
Martin luajti me 21 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime kurse Capps kontribuoi me 20 pikë e 7 kërcime.
Fantastik në këtë fitore të Bashkimit ishin edhe Karanezi dhe Haney, secili me nga 17 pikë të shënuara.
Steven Haneyit i mungoi vetëm një kërcim për ta mbyllur ndeshjen me double – double dhe duelin e përmbylli me 17 pikë e 9 kërcime, duke asistuar 1 herë dhe vjedhur 3 topa.
Po thuaja statistika identike pati edhe Ujkan Karanezi i cili shkëlqeu në këtë duel me 17 pikë, 7 kërcime, 1 asisitim dhe 3 topa të vjedhur, por ajo që e karakterizoi ishte efikasiteti gati perfekt për 3 pikë, ku nga 4 tentime qëlloi 3 treshe
Nga ana tjetër, te Rahoveci, Minnis dhe Richardson 54 nga 80 pikët e skuadrës së tyre.
Ata shënuan nga 27 pikë secili dhe patën statistika gati të njëjta.
Fred Ricardson shtoi edhe 8 kërcime, 3 asistime dhe 1 top të vjedhur, kurse Deshon Minis pati vetëm një asistim më pak.
Lojë të mirë te vreshtarët edhe një herë tregoi Qollaku, i cili ndeshjen e përmbylli me dyshifror të dyfishtë, 13 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa shtoi edhe 2 asistime dhe 1 top të vjedhur.
Çereku i parë i ndeshjes ishte plotësisht i niveluar ndërsa Bashkimi pothuajse gjatë gjithë kohës ishte në avantazh që asnjëherë nuk shkoi mbi 4 pikë.
Krejt në fund, 13 sekonda pa përfunduar çereku i parë, Deshon Minnis me këtë shënim afroi rezultatin në 20:22.
Në çerekun e dytë shifrat ishin identike sikurse në të parin, 22:20, mirëpo kësaj radhe rolet ndryshuan në favor të Rahovecit.
Finishi i pjesës së parë ishte shumë interesant pasi fillimisht James Martin shënoi treshen për epërsinë e bashkimit prej 37:40, në çka u përgjigj Deshon Minis me dy depërtime të pandalshme ndërsa në të dytin u ndal në mënyrë të palejuar nga Shaqiri dhe realizoi edhe gjuatjen e lirë për 42:40, kur semafori tregonte 15 sekonda deri në fundit e pjesës së parë.
Kur u mendua që skuadrat do të shkonin në pushim me epërsinë e “vreshtarëve”, kështu nuk mendoi James Martin, i cili 6 sekonda pa përfunduar pjesa e parë shënoi për barazim rezultati, 42 me 42.
Çereku i tretë i ndeshjes ishte vendimtar për fituesin e kësaj ndeshje, pasi Bashkimi e mbylli këtë pjesëlojë me rezultat 16:21, falë lojë së mirë të Jordan Capps, i cili shënoi aq pikë sa numri i tij në fanellë, plotë 8 sosh, kurse rezultatin 58:63 pas 30 minutave lojë e vendosi Steven Haney me këtë shënim, 16 sekonda pa përfunduar çereku i tretë.
Çereku i katërt i ndeshjes sërish ishte i ngushtë dhe epërsia më e lartë në këtë çerek ishte 8 pikë për prizrenasit, ndodhi kjo pas këtij 3-pikëshi të Steven Haney, ndërsa kishin mbetur 6 minuta e 10 sekonda deri në fund të duelit.
Drama arriti maksimumin në finish të lojës kur Fred Richardson shënoi treshen, ndërsa kishte edhe 1 minut e 3 sekonda lojë dhe Rahoveci e ngushtoi epërsinë në vetëm 78:80, megjithatë fal dypikëshit të Marshallit dhe efikasitetit të lartë nga gjuajtjet e lira të Steven Haney-it i cili realizoi të gjitha katër penalet në fund, Bashkimi iu gëzua fitores së rëndësishme me rezultat 80:87.
Me këtë fitore Bashkimi barazoi bilancin 8 me 8 në fitore dhe humbje, kurse Rahoveci pas 16 xhirove tani ka 10 fitore dhe 6 humbje.
Komentet janë të mbyllura.