Basketboll

DURANT TREGON SE CILIN EKIP E FAVORIZON PËR TITULL NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Kevin Durant ka dhënë prognozën e tij se kush do ta fitojë titullin e kampionit të NBA-së sivjet.

Durant që ende është duke u rikuperuar nga një dëmtim që pësoi në finalet e NBA-së vitin e kaluar me Golden State Warriors, është transferuar tek Brooklyn Nets, por që e humbi këtë stinor shkaku i lëndimit.

Megjithëse ai nuk po garon për një titull këtë sezon, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka një parashikim se kush do të fitojë trofeun e NBA në tetor.

Ylli i Brooklyn Nets, mendon se Clippers dhe Bucks do të arrijnë në finalen e NBA këtë sezon.

Nëse do të më duhej të zgjidhja  dhe urrej ta bëj këtë, sepse nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhte, e keni parë këtë me ne vitin e kaluar – por nëse do të më duhej të zgjidhja, unë do të shkoj me Clippers dhe Bucks për finalen e kampionatit. Dhe për finale, unë do të shkoja me Clippers si fitues të saj“.

Por pse Clippers, sipas super-yllit të NBA?

Ata janë aq thellë të fortë. Ky talent është i pamohueshëm për mua, kur keni në ekip një Paul George dhe Kawhi Leonard të cilët janë fantastikë dhe kjo i bën ata të jenë favoritë”, u shpreh Durant. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.