Basketboll

BASHKIMI VAZHDON BASHKËPUNIMIN ME TRAJNERIN SHUMË PERSPEKTIV – ILLMEN BAJRA

Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund edhe skuadra e Bashkimit të Prizrenit, është bërë e ”gjallë” në merkaton verore të basketbollit kosovar, duke e zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit, fillimisht me trajnerin shumë perspektiv, që do ti prijë skuadrës në shtabin teknik, Illmen Bajra.

”Portokallinjët” nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook, kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për një stinor me trajnerin prizrenas, Illmen Bajra i cili ishte me klubin edhe në stinorin e shkuar dhe me një roster solid, tregoi lojëra fenomenale.

Trajneri Illmen Bajra do të vazhdojë ta udhëheq skuadrën tonë edhe këtë stinor. Bajra ka marrë drejtimin e klubit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa më parë për disa vite ka qenë edhe pjesë e shtabit teknik si ndihmës-trajner. Tani pas zyrtarizimit të kryetrajnerit, do të fillojmë shumë shpejt t’i prezantojmë edhe lojtarët që do ta djerësitin fanellën e Bashkimit në edicionin 2020/21”, thuhet në njoftimin e klubit të Bashkimit.

Skuadra e Bashkimit deri më tani nuk ka njoftuar për asnjë lëvizje në merkato dhe sigurisht që në ditët e ardhshme, pritet të ketë afrime dhe vazhdime për ta kompletuar rosterin për stinorin 2020/21 e të cilat AsisitOnline.com do t’ua servojë në kohën reale, andaj qëndroni me ne.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.