Basketboll

EKSKLUZIVE: DYSHJA MË E MIRË VENDORE, PRITET TË MBESIN TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy basketbollistët më të mirë në Kosovë aktualisht, Dardan Berisha e Drilon Hajrizi si duket e kanë ndarë mendjen e tyre për të ardhmen.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se skuadra e Pejës ka bërë disa ndryshime pozitive në strukturën organizative dhe këto fatmirësisht kanë rezultuar me sukses, duke i’a dalur ti qetësojë pastaj disi telashet me borxhet e trashëguara ndaj FIBA-s.

Po të njëjat burime ekskluzive i kanë thënë AsistitOnline.com, se skuadra pejane është afër marrëveshjes për t’i mbajtur në ekip dyshen më të mirë vendore, Dardan Berisha e Drilon Hajrizi dhe shumë shpejtë kjo pritet të bëhet zyrtare edhe nga klubi pejanë.

Në ditët e ardhshme skuadra pejane, pritet të kompletojë rosterin për edicionin e ardhshëm pasiqë realisht afati kalimtar i transfereve në basketbollin e Kosovës mbyllet zyrtarisht të hënën në ora 14:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.