ISH-ANËTARI I PONTE PRIZRENIT, TRANSFEROHET NË ELITËN DANEZE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Ponte Prizrenit në stinorin e kaluar, amerikani Dee Franklin është bërë me skuadër të re për edicionin e ri.
28 vjeçari, Dareial Franklin është transferuar tek skuadra nga elita daneze, ”BMS Herlev Wolfpack”, një skuadër tejet serioze atje.
Fundori amerikan në stinorin e kaluar me skuadrën kosovare të Ponte Prizrenit, ku pati mesatare solide prej, 14.4 pikëve , 4.6 kërcimeve, 1.9 asisteve dhe 1.7 vjedhje të topave për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.