Under Header

spot_img

RAPORTI I ZGJERUAR I FINALES SË PESTË: LAKERS-MIAMI

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Ështe zhvilluar edhe ndeshja e pestë e serisë finale të NBA-së, ndërmjet Lakers dhe Miamit.

Miami Heat kanë arritur që ta mposhtin ekipin e Lakers me rezultat të ngushtë, 108-111, në një ndeshje vendimtare që po ta humbnin, titulli do të shkonte në Los Angjelosin e Lakers-ave. Por, fatmirësisht që Heat e kishin në super-formë yllin e ekipit, Jimmy Butler dhe në fund, i’u gëzuan fitores.

Por si rrjedhi sfida, çerek pas çereku? Në vazhdim mund ta kuptoni përmes raportit të zgjeruar që ka përgatitur AsistiOnline.com, për ju që s’patët mundësi ta shikoni këtë ndeshje të pestë finale.

_______________________________________________________________________________________________________________________

Ç1. Ndeshja e pestë mes këtyre skuadrave, nisi me kujdes shumë të madh. Me të dyja ekipet që shënonin herë njëra e herë tjera dhe epërsinë e parë më të madhe e patën Lakers në 6 minutat e parë të ndeshjes, por Heat shpejtë e morën veten dhe në të njejtën kohë edhe rezultatin, duke e mbyllur periodën e parë në avantazh minimal, 25-24.

Ç2. Me të filluar çereku i dytë i ndeshjes, Miami mori kontrollin e ndeshjes pothuajse në tërësi, epërsia tërë periodën ishte në anën e tyre dhe diferenca në disa herë kaloi në +11 pikë dhe Lakers vazhdimisht ishin në ndjekje të rezultatit e në fund të çerekut arritën ta ngushtonin rezultatin në -4 pikë dhe kësisoji pjesa e parë u mbyll me rezultat, 60-56 në të mirë të Miamit.

Ç3. Pjesa e dytë e ndeshjes ishte edhe më e baraspeshuar me rezultat shumë të afërt, ku në çerekun e tretë Lakers u munduan në maksimum që ta shkrinin minusin dhe në 4 minutat e para të ndeshjes e bën atë, duke e barazuar rezultatin e ndeshjes, 70-70, por të kalonin në epërsi nuk arritën, madje menjëherë Heat u shkëputën deri në 8 pikë dhe Lakers vazhdimisht ndjekte rezultatin, por assesi të fitonte epërsinë dhe perioda e tretë u mbyll me +6 për ekipin e Erik Spoelstras, 88-82.

Ç4. Çereku i fundit i ndeshjes ishte më interesanti me Heat që në 2 minutat e para shkuan në epërsi deri në +10 pikë, por Lakers reaguan shpejtë dhe 5 minutat e fundit të ndeshjes e morën epërsinë e ndeshjes edhe pse lehtë, 96-99, rrjedha e ndeshjes më pas u përcoll me shënime të herë njërit e herë tjetrit ekip dhe rezultati vazhdimisht ndryshonte në favor të njërit e tjetrit ekip, 16.8 sekonda para fundit, avantazhi ishte në anën e Lakers, por që në sekondat e mbetura të ndeshjes me 4 shënimet nga vija e gjuajtjeve të lira, fillimisht nga Butler e më pas edhe nga Herro, Miami krijoi epërsi +3 pikëshe dhe që ishte vendimtare për ta arritur këtë fitore ”jetë o vdekje” me rezultat final, 108-111.

_______________________________________________________________________________________________________________________

Gjashtë lojtarë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore tepër të vlefshme të Miamit mbrëmë: Të prirë nga Jimmy Butler me shifrat magjike, triple-double 35 pikë, 12 kërcime e 11 asiste, Duncan Robinson me 26 pikë e 5 kërcime, Kendrick Nunn me 14 pikë, Bam Adebayo me 13 pikë, Tyler Herro pati 12 shënime dhe Jae Crowder arriti 11 sosh.

Tek Lakers që s’mjaftuan për fitore që mund t’ua sillte titullin, vetëm 3 lojtarë arritën pikë dyshifrore: LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me plotë 40 pikë, 13 kërcime e 7 asiste, Anthony Davis pati 28 pikë e 12 kërcime, ndërsa, Kentavious Caldwell-Pope shënoi 16 pikë e Danny Green arriti në kuotën e 8 pikëve.

_______________________________________________________________________________________________________________________

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme