Basketboll

VAZHDIMET PËRCAKTUAN FITUESIN E DUELIT, YLLI – VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e sotme ndaj Vëllaznimit, skuadra e Golden Eagle Yllit e ka arritur fitoren e tretë në stinorin e ri të Superligës së Kosovës.

Në fakt therandasit kanë triumfuar në shtëpi me shumë telashe, ndaj mysafirëve nga Gjakova me rezultat, 87-74 dhe atë vetëm pas vazhdimeve, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz, 70-70.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar me Yllin që i fitoi ngushtë, dy periodat e para të ndeshjes(20-17, 20-14), ndërsa loja e mirë e Yllit vazhdoi edhe në çerekun e tretë(21-24). E në periodën e fundit, Vëllaznimi u këndell krejtësisht, duke arritur që ta fitojë thellë këtë çerek(9-24), madje, madje nëpërmes 3 pikëshit fantastik të Chris Hortman e dërgoi ndeshjen në vazhdime(70-70).

Në vazhdime, lojtarët e Vëllaznimit të lodhur nga paraqitja në çerekun e fundit dhe ndërrimet e pakta nga banka rezervë dhe Ylli e shfrytëzoi këtë, duke i fituar vazhdimet prej 5 minutave bindshëm(17-4) dhe në fund me meritë arriti fitore.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshfirore në fitoren e Yllit sot, Valon Bunjaku arriti shifrat magjike, triple-double (19pk, 12krc, 11 ast), Cody John me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14 pikë, Samir Zekiqi me 11 pikë e Daniel Regis me double-double(10pk, 12krc).

Tek Vëllaznimi s’mjaftoi për fitore, performanca fantastike e Chris Hortman që realizoi 30 pikë, 19 kërcime e 7 asiste, por as 18 pikët e Roni Koshit.

Pas xhiros së pestë, Ylli arriti fitoren e tretë sezonale, karshi një disfate. Ndërsa, Vëllaznimi pësoi disfatën e katërt, karshi një fitore.

Në xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Pejës e Vëllaznimi i shkon Sigal Prishtinës,

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.