Basketboll

FANTASTIKU EDON MAXHUNI VAZHDON TË MAHNISË NË LIGËN BALTIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni vazhdon të mahnisë me lojërat e tij në Ligën Baltike.

22 vjeçari që sivjet po luan me skuadrën estoneze, ”Perrny” në Ligën Baltike, ka shkëlqyer përballë, TAL TECH-it, duke qenë individi kryesor i skuadrës së tij në fitoren dramatike të tyre, 92-89.

Maxhuni në këtë ndeshje, për 28 minuta lojë, ka realizuar plotë 31 pikë, 3 asiste, 1 kërcim e 1 vjedhje topi dhe çfarë impresionoi më së shumti, ishin tentimet për 3 pikë, duke qenë 70% i saktë, konkretisht nga 10 tentime, arriti të qëllon 7 herë, saktë në harkun e koshit.

Skuadra e Edonit aktualisht pozicionohet e para në Ligën Baltike me 11 fitore e 3 humbje dhe me shumë të drejtë, mund të themi se i gjithë ky sukses i Perrnys, do të ishte i pamundur pa Edonin.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.