Basketboll

SI DEBUTOI TRANSFERI I RI I PRIZRENIT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri i Ponte Prizrenit, Garrius Holloman debutoi sot me skuadrën nga e Arbnor Rifatit në ndeshjen përballë Vëllaznimit.

Holloman në duelin e parë me prizrenasit, luajti për 25 minuta duke realizuar 11 pikë, 5 kërcime dhe 1 asist që i ndihmuan tejet shumë, Prizrenit për fitore.

Një performancë e kënaqshme e fundorit të ri të Prizrenit, duke marrë parasysh faktin se ditën e djeshme ka zbarkuar në Kosovë dhe duhet të ambientohet me ekipin e ri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.