Basketboll

KENDALL JACKS TRANSFERIMI I RI I VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit si duket nuk e ka në plan që të heqë dorë nga Superliga e Kosovës në të cilën u promovua sivjet.

Gjakovarët kanë transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan, Kendall Jacks i cili luan në pozitat 1 dhe 2 dhe që pritet të jetë bartës i lojës në ekipin e Branimir Paviçit.

Jacks në stinorin aktual, është paraqitur me skuadrën nga elita portugeze, Ovarense, duke luajtur me mesatare prej, 13.2 pikë, 3.8 kërcime dhe 3.2 asiste për ndeshje.

Për 24 vjeçarin nga Bettendorfi i Iowas në SHBA, kjo do të jetë aventura e dytë në Evropë.

Pas këtij transferimi me shumë gjasa nga Vëllaznimi do të largohet, fundori Deondre Ray.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.