Basketboll

SUPER-EKSKLUZIVE: DARRELL DAVIS PRITET TË RIKTHEHET TE RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja e madhe e Rahovecit ndaj Yllit, duke se nuk do të jetë gëzimi i vetëm për sonte tek ‘vreshtarët’.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht, se ‘vreshtarët’ janë afër kompletimit të marrëveshjes për ta rikthyer në skuadër ish-yllin e ekipit, Darrell Davis.

Davis në stinorin vjeshtor të këtij edicioni u paraqit me Slloboda Tuzllën në elitën boshnjake dhe ishte nën-urdhërat e ish-trajnerit të Prishtinës, Damir Mullaomeroviq që ishte kryetrajner atje.

Me skuadrën nga Bosnja, Davis luajti me mesatare, 13.1 pikë, 3.7 kërcime e 3.2 asiste për ndeshje.

Ndërsa në stinorin 2019/20, amerikani nga Detroiti kishte luajtur me statistika impresive pikërisht tek skuadra e Rahovecit me 20.5 pikë, 6.0 kërcime e 4.1 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.