Basketboll

CURRY I JASHTËZAKONSHËM, FITON GARËN PËR TRESHE NË ALL STAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Si të gjitha garat e All Starit të këtij viti edhe ajo për 3 pikë ka qenë fantastike.

Jayson Tatum (Boston Celtics), Jaylen Brown (Boston Celtics), Mike Conley (Utah Jazz), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Zach LaVine (Chicago Bulls) dhe Stephen Curry (Golden State Warriors), morën pjesë në këtë garë.

Ndërsa në finale u ndeshën, Jayson Tatum, Mike Conley e Stpehen Curry.

Në finale, Tatum realizoi 25 pikë nga treshet, Mike Conley e përmbysi atë me 27 pikë dhe në fund, Steph  Curry me precizitetin e tij fantastik i përmbysi që të dy, duke realizuar 28 pikë.

Për fundorin fantastik amerikan, kjo ishte hera e dytë që e fiton këtë garë, pasi kishte triumfuar edhe në vitin 2015.

Komentet janë të mbyllura.