Basketboll

KBF BASHKIMI LIRON NGA DETYRA TRAJNERIN RUMANI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra lidere e Superligës së Femrave në Kosovë, Bashkimi i Prizrenit ka njoftuar çaste më parë se ka liruar nga detyra trajnerin e deritanishëm, Andreas Rumani.

Për shkak të problemeve shëndetësore, klubi e ka parë të arsyeshme të liroj trajnerin Andreas Rumani, të cilin e falenderon për punën dhe kontributin e dhënë. Endrit, i dëshirojmë suksese dhe shëndet të mirë në vazhdim”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Shumë shpejtë pritet që skuadra e Bashkimit të emërojë trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të edicionit të sivjetmë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.