ANTETOKOUNMPO MUNGON, POR MILWAUKEE SHKATËRRON INDIANËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks kanë shënuar fitore të thellë dhe të lehtë në shtëpi kundër rivalëve të lindjes, Indiana Pacers. Rezultati përfundimtar në këtë duel të luajtur në Fiserv Forum ishte: Milwaukee Bucks 140-113 Indiana Pacers.
Që nga fillimi e deri në fund kishte vetëm një skuadër në parket, me “Drerët” që dominuan në qerekët 1, 2 dhe 4 për ta fituar në fund duelin me 27 pikë epërsi, Indiana rival i denjtë u tregua vetëm në çerekun e tretë të cilin e fitoi me shtatë pikë diferencë, 34-27.
Më të mirët në këtë triumf ishin padyshim Jrue Holiday me 26 pikë e 14 asistime, por edhe Middleton me 29 pikë si dhe Connaughton me 26 sosh bënë që mungesa e “Grekut të Frikshëm” të mos ndihet fare në këtë duel.
Tani, skuadra e Milwaukeet ka 28 fitore dhe 14 disfata teksa ka hyrë në një seri të frikshmë prej shtatë fitoreve radhazi.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera:
Sacramento 119-105 Cleveland,
Oklahoma 112-103 Minnesota,
Charlotte 100-97 Spurs,
Toronto 99-117 Houston,
Boston 126-132 Memphis,
Utah 120-95 Chicago,
Atlanta – Clippers.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=gcaaVbGHjDE
Komentet janë të mbyllura.