BROOKLYN NUK NDALET, TRANSFERON EDHE NJË YLL
Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets po bëhen më të fortë e më të fortë në ndjekjen e titullit të kampionatit.
Nets do të nënshkruajnë me ish-qendrën e San Antonio Spurs, LaMarcus Aldrige dhe lajmin për afrimin e këtij kalimi të bujshëm të basketbollistit amerikan e ka bërë të ditur, gazetari i famshëm i basketbollit nga ESPN, Adrian Wojnarowski.
Pas largimit nga Spurs pas një periudhe gjashtë-vjeçare, Aldridge do të bashkohet me një ekip të mbushur me All-Stars në Brooklyn. Nets, të cilët gjithashtu kishin transferuar Blake Griffinin si lojtar i lirë, tani kanë një numër të kombinuar të lojtarëve me 41 paraqitje në ndeshjet All-Star kryesisht për shkak të pranisë së Kevin Durant, James Harden e Kyrie Irving.
Aldridge luajti 21 ndeshje me Spurs në 2020-21, duke humbur gjithashtu një numër ndeshjesh për shkak të dëmtimeve. Ai kishte mesatare prej, 13.7 pikë, 4.5 kërcime dhe 1.7 asistime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.