Basketboll

CLIPPERS MPOSHTIN LIDERIN E LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers e kanë fituar derbin e mbrëmjes së djeshme në NBA.

Skuadra nga Los Angjelosi ka triumfuar ndaj liderit të Konferencës Lindore, Philadelphias me rezultat të përgjithshëm, 122-112.

Kawhi Leonard me 28 pikë e Paul george me 28 sosh u përkujdesën për këtë fitore të këndshme të Clippers.

Përderisa te Sixers s’mjaftuan për triumf: Tobias Harris me 29 pikë e as Danny Green me 24 sosh.

Pas kësaj fitore, Clippers gjendet në pozitën e 3-të në perëndim me 31 fitore e 16 humbje. Ndërsa, Sixers mbetet të 1-të në Lindje me 32 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.