Basketboll

NIKOLA JOKIC DHE JAMES HARDEN SHPALLEN LOJTARËT MË TË MIRË TË MUAJIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i Denver Nuggets Nikola Jokic dhe lojtari i Brooklyn Nets James Harden janë shpallur lojtarët më të mirë të muajit në konferencëat perëndimore dhe lindore respektivisht.

Në muajin që lam pas, Jokic kishte mesatare prej 27.1 pikë, 11.4 kërcime dhe 8.4 asistime teksa Denveri shkoi në seri prej 11 fitore e 3 humbje. 

Jokic kishte saktësi prej 58.5% nga hapësira për dy pikë, 43.9% nga treshet dhe 82.7% nga gjuajtjet e lira.

Në lindje, James Harden muajin e mbylli me mesatare prej 27.9 pikë, 9.8 kërcime dhe 11.5 asistime me Brooklynin që pati seri prej 11 fitore e 1 humbje gjatë marsit. Harden poashtu ka luajtur më shumë minuta se kushdo tjetër në ligë, një muaj pasi e fitoi këtë çmim edhe në muajin shkurt. 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.