MBYLLET STINORI I RREGULLT MË ‘LËMSH’ NË HISTORINË E BASKETBOLLIT KOSOVAR [TABELA]
Prishtinë(AsistiOnline) – Çaste me pare me ndeshjen, Peja – Vëllaznimi, është mbyllur stinori i rregullt në Superligën e Kosovës në Basketboll te meshkujt.
Ky stinor ishte i jashtëzakonshëm dhe pa asnjë mëdyshje ndër më interesantit në vitet e pasluftës në basketbollin e Kosovës e për nga tabela, lëmsh i pazgjidhur deri në xhiron e fundit.
Ponte Prizreni e mbylli stinorin si lider në vendin e parë, ndërsa Rahoveci ndjekësi i parë(këta të fundit ishin kampionë vjeshtorë), pas tyre u rradhit Ylli i Therandës. Ndërsa në pozitën 4 e mbylli Peja.
Në pjesën e dytë të tabelës, pozita 5 i takon Prishtinës. Bashkimi e mbylli si i gjashti dhe i fundit që siguroi një vend në ”play off”. Përderisa, Trepça për vitin e dytë me rradhë mbetet në ”play out” dhe hijeshia e kampionatit, Vëllaznimi fatkeqësisht bie nga elita.
”Play Offi” pritet të fillojë në vikendin e ardhshëm, pra sot një javë e skuadrat që do të luajnë në të janë: Ponte Prizreni (gjysmëfinalist), Rahoveci (gjysmëfinalist), Ylli (çerekfinale), Peja (çerekfinale), Prishtina (çerekfinale), Bashkimi (çerekfinale).
/AsistiOnline.com/
Tabela zyrtare FBK-së:
Komentet janë të mbyllura.