NESËR NDESHJA PËRFUNDIMTARE E ”PLAY OUT”-IT
Të enjten (nesër) do të zhvillohet ndeshja e dytë e Play-out ndërmjet Trepçës dhe Istogut.
Në Play-out zhvillohen dy takime, ku kush është më e mirë në këto dy përballje do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm.
Takimi i parë përfundoi 70:99 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hynë në elitën e basketbollit, që do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën nga Istogu, që në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘Xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në FIVE STAR Superligë.
Ndeshja Trepça-Istogu do të zhvillohet nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.