OPEROHET ME SUKSES BASKETBOLLISTJA E PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja shqiptare e KBF Prishtinës, Enxhi Xhanaj e ka kaluar me sukses operimin në këmbë.
Xhanaj e lëndoi këmbën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të ”Play Off”-it me Penzën, ndërsa sot është operuar dhe kjo ndërhyrje kirurgjike ka përfunduar me sukses, ka bërë me dije klubi i Prishtinës nëpërmjet faqes zyrtare sot.
Basketbollistja nga Shkodra, sivjet luajti stinorin e dytë rresht në basketbollin e Kosovës me Prishtinën dhe padyshim që është prej lojtareve më të dalluara në Superligën e Kosovës.
Sivjet në 15 ndeshje me Prishtinën, Xhanaj luajti me mesatare 15.4 pikë, 7.2 kërcime e 5.7 asiste për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.