MUJO THAÇI SHPALLET TRAJNERI I VITIT NË GJEORGJI
Prishtinë(AsistiOnline) – Medalja e bronztë në ”play off” dhe paraqitjet fantastike të skuadrës së drejtuar nga ai, kanë bërë që Muhamed Thaçi të marrë një thirrje të madhe në basketbollin e Gjeorgjisë.
Muja është shpallur trajneri i vitit në elitën gjeorgjiane të basketbollit, pas suksesit historik me skuadrën e Dinamo Tbilisit me të cilën nga vendi i shtatë në stinorin e rregullt, arriti deri në gjysmëfinale të ”play off”-it e më pas zuri vendin e tretë apo medaljen e bronztë.
Në 20 vitet e fundit, nuk kishte ndodhur që në basketbollin gjeorgjian një skuadër nga pozita e 7-të arrijë në gjysmëfinale e këtë e bëri Dinamo Tbilisi nën-drejtimin e Mujës.
Këto suksese të tij me skuadrën e Dinamos, ju kanë rënë në sy shumë skuadrave të cilat e kanë kontaktuar Mujën që nga tash për ta pasur në krye të ekipeve të tyre, porse cila do jetë e ardhmja e tij, mbetet të shihet javëve në vijim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.