Basketboll

KOSOVA U-20(M) MPOSHTET EDHE NGA LUKSEMBURGU!

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 meshkujt, është mposhtur edhe në ndeshjen për pozitat 5-7 në European Challengers në Sopron të Hungarisë.

Djelmoshat e Kosovës edhe pse ishin duke triumfuar në pjesën e parë(46-52), në pjesën e dytë si duket i lëshoi koncentrimi dhe e humbën duelin me rezultat final 84-80.

Te Kosova në këtë duel spikatën, Rron Thaçi me 23 pikë, Mirlind Zekaj me 19 e Denis Zenelaj me 10 sosh.

Derisa te Luksemburgu në fitore u dalluan, Max Logelin me plotë 34 pikë e Ivor Kuresevic me 14 pikë të tjera.

Kosova nesër e zhvillon ndeshjen e fundit në këtë Evropian për renditje përfundimtare me fituesin e duelit, Sllovaki-Rumani.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.