Basketboll

KARANEZI KA PUNUAR MAKSIMALISHT, ENDE I HAPUR PËR EKIPET

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas, Ujkan Karanezi ditë më parë e konfirmoi ndarjen me skuadrën nga vendlindja, Bashkimi dhe momentalisht ende është lojtar i lirë.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, 25 vjeçari ka thënë se ende mbetet lojtar i lirë edhe pse është në bisedime me disa skuadra e ndër to edhe Vëllaznimi, por me këta të fundit gjërat kanë ngecur.

”Isha në bisedime me Vëllaznimin, por pas vendimit që ata e morën për mos qenë pjesë e Superligës u desht të ndryshoj plan edhe unë. Kam pasur edhe disa oferta por jo diçka konkrekte dhe jemi ne pritje të një ekipi të ri, po pse jo jam i hapur edhe për ekipet tjera të Superligës të cilat ju besojnë aftësive të mija, realisht kam ushtruar mirë dhe jam i gatshëm dhe i përgatitur e në formë shumë të mirë, por të presim dhe do shohim se çfarë do sjellë e ardhmja”, potencoi aloja prizrenase.

Karanezi në vitet e fundit ishte prej lojtarëve vendorë kryesorë te Bashkimi, derisa ka karrierë edhe te Ylli, Rahoveci, Vëllaznimi etj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.