Basketboll

TEUTA E DURRËSIT SHKRUAN HISTORINË, ARRIN NË FINALE TË LIGËS BALLKANIKE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi nga Shqipëria, Teuta nga Durrësi ka shkruajtur historinë në basketbollin shqiptar.

Kjo për faktin se në stinorin debutues në Ligën Ballkanike, ekipi durrësak ka arritur në finale të kësaj gare. Poashtu ky sukses është më i madhi në këtë shtet, nga klubet e atjeshme i arritur ndonjëherë.

Në ‘’Final Four’’-in e kësaj gare që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dje ekipi durrësak ka mposhtur ekipin bullgar BC Beroe, 68-80, për të kapur finalen e kësaj gare.

Sot ekipi i Teutës, zhvillon finalen, përballë KK Blokotehna nga Maqedonia, ndeshje kjo që nis në ora, 18:30.

Komentet janë të mbyllura.