Basketboll

PËRÇUKU LARGOHET NGA PENZA, GJEN SKUADRËN E RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja me përvojë të madhe në Kosovë, Arbnore Përçuku e ka gjetur skuadrën për edicionin e ri.

Lojtarja më e trofeshme kosovare ka njoftuar personalisht se ka ndarë rrugët me Penzën, derisa ka gjetur menjëherë ekipin e ri.

Përçuku është transferuar te skuadra ku i mori hapat e parë dhe u zhvillua si lojtare, KBF Prishtina.

Falenderuese e mirënjohëse pa fund për KBF Penzën, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që patëm sezonin e kaluar. Jam krenare që e dhash kontributin tim për sukseset kulmore të Penzës. Tani, ka ardhur koha t’i rikthehem ngjyrave të klubit tim të zemrës, klubit të qytetit tim, ngjyrave bardh e kaltërt. Do të jemi bashkë me @kbfprishtina në edicionin e radhës për suksese të reja brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruajtur Përçuku sot në Facebook.

Të kujtojmë se Përçuku u shpall kampione e Kosovës me Penzën në edicionin e fundit, derisa ka luajtur për disa sezone rresht edhe te KBF Bashkimie me të cilët fitoi shumë trofe.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.