Basketboll

BASHKIMI SHTON NË SKUADËR TË HUAJIN E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka zyrtarizuar sot përforcimin e tretë të huaj për skuadër.

Prizrenasit kanë njoftuar se kanë shtuar në ekip, alonë amerikane Immanuel King.

King, 25 vjeçar, është 203 cm i gjatë dhe luan në pozitën e qendrës.
Përveç skuadrave të ndryshme nga NCAA, ai ka bërë karrierë edhe në Evropë duke luajtur për skuadrat si Vogosca (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Ovarense (Portugali).

Në edicionin 2019/20 me Ovarensen në Portugali, King kishte mesatare prej 9.4 pikëve e 6.2 kërcimeve në 20 ndeshje të luajtura.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.