Basketboll

5-SHJA DHE MVP I JAVËS NGA XHIRO E DYTË E ART MOTION SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori dhe bukuritë e reja të Artmotion Superligës në basketboll sjellin edhe 5-shen e parë më të mirë të javës dhe figura të vjetra që jemi mësuar t’i shohim nga edicioni i kaluar por edhe ata që debutojnë në mesin e më të mirëve.

5-SHJA E JAVËS (XHIRO 2)

KOLJEVIQ (PZ16), D.BERISHA (PEJ), FELLS (PZ16), HAJRIZI (TRP), BANYARD (RAH)

  1. Organizatori më i mirë i xhiros së dytë ishte sërish Ivan Koljeviq i cili përkundër disfatës nga ish skuadra e tij , pati lojë të shkëlqyeshme dhe sërish i mungoi pak fat për të realizuar trille double. Plejmejkeri në fanellën bardhe zi prizrenase luajti me 25 pikë, prej tyre 5 treshe, pati 9 asistime dhe 8 kërcime dhe me indeksin plus 32 ishte dukshëm plejmejkeri më i mirë i xhiros 2 të Artmotion Superligës.
  2. Fundori më i mirë kte javë ishte Dardan Berisha i Pejës që shkëlqeu në derbin e rivalve të përhershëm, kundër ish skuadrës sëti prishtinase , duke realizuar 30 pikë , prej ntyre 4 treshe dhe shtoi 5 kërcime dhe 5 asistime. Dardani ishte i pagabueshëm nga gjuajtjet e lira dhe realizoi të gjitha 4 tentimet duke u vlerësuar me indeksin plus 29, që ishte më i larti për një fundor realizues këtë xhiro.
  3. Pozita e alos më të mirë për xhiron e parë të këtij edicioni i takon përsëri ish NBA lojtarit të San Antoni Spurs, Courtney Fells që po vazhdon me lojëra të mrekullueshme tek Prizreni 16. Përkundër disfatës nga Trepça, edhe Fells pati lojë të jashtëzakonshme, kësaj here me 29 pikë, 7 kërcime e 3 asistime duke realizuar 10 nga 16 dyshet e tij dhe për këtë kontribut u vlerësua me indeksin prej +29 që ishte më i miri në pozitën e alos këtë xhiro.
  4. Alo-qendra më e mirë e kësaj jave ishte pa asnjë dilemë lojtari i derbit më të madh kte javë, Drilon hajrizi. Driloni përpak nuk shënoi double double dhe pati 22 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, vodhi 3 topa kurse 4 treshet e tij nga 8 tentime me 50% të efikasitetit ishin vendimtare në kte fitore të madhe. Për këtë lojë të shkëlqyeshme të tij, Driloni u notua me indeksin + 30.
  5. Dhe krejt në fund, në pozitën e qendrës më të mirë e xhiros së parë të Artmotion Superligës na vjen figura e re e Rahovecit: gjiganti Nick Banyard. Qendra e vreshtarëve Banyard pati double double fantastik prej 26 pikëve e 15 kërcimeve si dhe 3 asistime me efikasitet prej 76% nga loja dhe për këtë lojë fenomenal u vlerësua me indeksin më të lartë për një qendër prej plus 38.

KOLJEVIQ (PZ16), D.BERISHA (PEJ), FELLS (PZ16), HAJRIZI (TRP), BANYARD (RAH)

MVP – NICK BANYARD (RAHOVECI)

Shifrat fantastike prej 26 pikëve e 15 kërcimeve të ndihmuara me 3 asistime dhe efikasitet prej 76% ishin kontributi fenomenal i qendrës rahoveciane Nick Baynard për çka ai u vlerësua me indeksin më të lartë këtë javë,

plus 38… dhe kjo e bënë lojtarin më të mirë apo MVP të xhiros 2

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.