KASTRATI FLET PARA PËRBALLJES SË SONTME NDAJ PRIZRENIT 16
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më meritorë në sukseset historike të Yllit përgjatë edicionit të kaluar, Erjon Kastrati po beson se therandasit do e lënë anash formën e dobët në këtë fillim stinor shumë shpejtë.
Reprezentuesi i Kosovës një deklarimin e vet për AsistinOnline tha se Prizreni 16 ka krijuar edhe sivjet ekip të fortë, por që beson se Ylli nga sonte rikthehet te rezultatet pozitive.
”Sonte na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Prizrenit, ata edhe sivjet e kanë formuar ekipin me lojtarë mjaftë kualitativë. Janë duke luajtur basketboll shumë të shpejtë dhe atraktiv. Sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm që sezonën nuk e kemi filluar ashtu siç kemi pasur qejf, mirëpo jemi duke ushtruar mirë dhe besoj që kundër Prizrenit 16 do të tregojmë lojë më të mirë se dy duelet e para”, potencoi Kastrati.
Ylli dhe Prizreni 16 takohen sonte nga ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.