Basketboll

YLLI NDËRPREN BASHKËPUNIMIN ME LOJTARIN E DYTË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Rezultatet e dobëta të skuadrës në fillim të stinorit, duket se kanë shtyer drejtuesit e Yllit që të ndërhyjnë në roster.

Pas largimit të Tamas Bruce nga skuadra është liruar edhe Justin Martin.

31 vjeçari që erdhi te therandasit me shumë bujë e fatkeqësisht nuk tregoi asgjë, përkundër largimit nga Ylli, ka gjetur skuadër të re.

Aloja amerikane ka nënshkruajtur me ”APOP Paphoun” në elitën qipriote.

Martin te Ylli në 3 ndeshje luajti me mesatare prej 9 pikëve e 6 kërcimeve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.