Basketboll

KAMPIONI AKTUAL FITON THELLË DERBIN E XHIROS NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) –�Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së tetë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Trepçës.

vendasit nga Theranda e kanë mposhtur Trepçën me rezultat 91-68.

Në një ndeshje e cila ishte shumë interesante sidomos në pjesën e parë, Trepça e nisi më mirë duke e fituar çerekun e parë 23-29, por Ylli u rikthye shpejtë në lojë duke e fituar periodën e dytë 20-11 dhe shkoi në pushim me tre pikë avantazh 43-40.

Çereku i tretë i kësaj ndeshje ishte vendimtar për fituesin, pasi Ylli e fitoi atë me 17 pikë diferencë 29-12 e në periudhën e fundit u luajt më ngushtë, por edhe këtë e fitoi Ylli 16-19, për të vulosur fitoren e katërt të këtij edicioni.

Në këtë fitore të rëndësishme të kampionit aktual të Kosovës, individët më të dalluar ishin, Mikaile Tmusiq me 21 pikë, Cameron Williams e Ardit Pepaj me nga 20 pikë, Erjon Kastrati me 14 dhe Gëzim Morina që shtoi 10 pikë.

Te Trepça pikë dyshifrore arritën, Drilon Hajrizi(19), Amin Hot(17) e Ty Cockfield(10).

Në xhiron e rradhës, Ylli i shkon Bashkimit e Trepça luan ndaj Prizrenit 16 në udhëtim.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.